logo



Shqiptarët e Maqedonisë : 1990 - 2014

Shqiptarët e Maqedonisë : 1990 – 2014

Para disa muaj, fillimisht në Shkup dhe më pas në qytete të ndryshëme të Maqedonisë, të Kosovës, të Shqipërisë dhe anë e mbanë botës, u zhvilluan disa protesta paqësore dhe masive për të vënë në spikamë gjendjen e papranueshëme në të cilen gjinden Shqiptarët e Maqedonisë.

Tani, manifestimet u shuhen, por diskriminimi po vazhdon !

Pikërishtë në qëllimë që të informohemi rreth këtyre ngjarjeve, në emër të kryesisë së shoqatës së studentëve shqiptarë të Universitetit të Llozanës dhe të asaj të faqes së internetit www.nationbicephale.com, jeni të ftuar në një konferencë gjatë të cilës do ta kemi nderin të dëgjojmë z. Kim Mehmeti.

Përveç shkrimtarit dhe publicistit të shquar që është, z. Kim Mehmeti është edhe njëri ndër analistët politik shqiptar më i njohur dhe i vlersuar i kohës sonë i cili nuk ngurron asnjëherë për të ngritur fjalën rreth padrejtësive që po u bëhen Shqiptarëve të Maqedonisë.

Kjo konferencë, e cila do zhvillohet në ambientet e Univerzitetit të Lozanës, do të ketë për temë kryesore gjendjen e Shqipëtarëve të Maqedonisë, që nga fillimi i vitëve 1990 e deri në ditët e sotme.

Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë.

Ju mirëpresim

Për më shumë infos

Leave a Reply

*

captcha *